Kontakt

North Macedonia

24/7

Para qytetarëve të komunës së Gostivarit në tubimin e mbajtur sonte nga BDI ka folur kryeparlamentari në detyrë Talat Xhaferi njëherit bartës liste në zonën e V zgjedhore. Ai ka kërkuar mbështetjen për idenë dhe konceptin e Ali Ahmetit.

“Shfrytëzoj rastin që në emër të zonës së V-të të ju përcjellë përshëndetjet e shqiptarëve atje dhe jo vetëm, që janë bashkangjitur misionit të Ali Ahmetit, kjo frymë e njejtë madhështore ishte mbrëmë në Strugë dhe më parë në Dibër ashtu si pakëson në Ohër më 11 korrik e në Kërcovë më parë duke reflektuar në atë mënyrë mbështetjen e idealit të Ahmetit, në njësinë zgjedhore V janë bërë tok nga i vogli e deri tek i moshuari rreth idesë tuaj andaj edhe kësaj zone si e dytë e imja kudo që janë të ftoj të bëhen tok në këtë mission për të ardhmen tonë”, ka thënë kështu Xhaferi para të pranishmëve sonte në qytetin e Gostivarit, raporton Zhurnal.mk.

Xhaferi më tej ka kërkuar mbështetje pasiqë sipas tij e ardhmja varet vetëm nga populli dhe më 15 korrik të dilet masovikisht në votime.

“Komandant, neve kemi punuar me përkushtim, të vetëdijshëm se në atë rrugëtim ndoshta dhe kemi gabuar por me rëndësi është që ato gabime të mundëshme nuk i kemi bërë me qëllim, për secilin gabim të mundëshëm në emër të gjithë neve kërkoj falje publike edhe pse besoj që nuk ka, por forca dhe guximi buron nga ju populli im, ne jemi betuar se nuk do meremi me tjerët andaj ju do mereni me atë që kanë thënë, i kanë ngrënë fjalët e veta pasiqë jemi të drejtë për vendimet dhe qëndrimet, unë shfrytëzoj rastin nga këtu të bëj thirrje që të shfrytëzoni mundësinë që këto baraka këtu para që i kemi të mos na dalin prap këtu, besoj në ju, në qëndrimin tuaj dhe forcën, të na bashkangjiteni më 15 korrik si jemi bashkë të respektojmë rregullat dhe të dalim masovikisht në vendvotime sepse e ardhmja jonë varet nga secila votë, unë nuk kam asnjë dilemë se ai përcaktim do jetë i juaji”, ka thënë mes tjerave Xhaferi para qytetarëve të Gostivarit, raporton Zhurnal.mk.

Share: