Kontakt

North Macedonia

24/7

Profesori Neil Ferguson, këshillat e të cilit çuan në Boris Johnson të mbyllë Mbretërinë e Bashkuar, e ka lënë rolin e tij këshilltar të qeverisë pasi ai theu rregullat e distancës sociale për të takuar të dashurën e tij.

Shkencëtari qeveritar, 51 vjeç, i lejoi gruas ta vizitonte atë në shtëpi gjatë bllokimit ndërsa ligjëronte në publik mbi nevojën e distancimit të rreptë shoqëror për të ndaluar përhapjen e Covid-19. Antonia Staas, 38-vjeçare jeton me burrin e saj dhe fëmijët e tyre në një shtëpi prej 1.9 milion paund raportoi “Daily Telegraph”.

Profesori Ferguson udhëheq ekipin në Imperial College London që i dha një hulumtim të plotë qeverisë mbi “bombën” e pandemisë, ku mos marrja në kohë e veprimeve mund t’i kushtonte vendit 250 mijë vdekje dhe rënien në kolaps të Spitalit NHS.

Por përkundër faktit që ai ishte një partizan i mbylljes në mbarë vendin, Prof. Ferguson dështoi të ndiqte vetë rregullat e distancimit shoqëror. Mësohet se znj. Staats ka udhëtuar drejt Londrës në të paktën dy raste për të parë shkencëtarin e qeverisë.

Ajo realizoi një udhëtim të dytë më 8 prill, pavarësisht se shfajësohej te miqtë se dyshonte se bashkëshorti, një akademik te të 30-tat kishte ende simptoma të koronavirusit. Porf. Ferguson e pranoi se ka gabuar në arsyetim dhe se ka ndërmarrë një kurs veprimesh të gabuara.

Ai i tha “Telegraph”-it: “Prandaj kam hequr dorë nga përfshirja ime në Sage (Grupi Këshillimor Shkencor i qeverisë për Emergjencat). Kam vepruar në bindjen se isha imun, pasi kam testuar pozitiv për koronavirus dhe jam izoluar plotësisht për pothuajse dy javë pas zhvillimit të simptomave. Më vjen keq thellësisht për çdo minim të mesazheve të qarta rreth nevojës së vazhdueshme për distancim shoqëror për të kontrolluar këtë epidemi shkatërruese”.

“Udhëzimi i qeverisë është i qartë dhe është për të na mbrojtur të gjithëve ne. Një zëdhënës i qeverisë konfirmoi që Prof. Ferguson ishte larguar nga detyra. Zonja Staats dhe burri i saj jetojnë së bashku me dy fëmijët e tyre në një shtëpi prej 1.9 milion paund, por mësohet se janë në një martesë të hapur.

Share: