Kontakt

North Macedonia

24/7

Kandidati për deputet nga rradhët e BDI-së dhe ministër në detyrë Naser Nuredini sot ka qëndruar për vizitë në kompaninë Les Komerc në kuadër të aktiviteteve të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare që pritet të mbahen më 15 Korrik.

Nuredini në këtë takim ka bashkëbiseduar me pronarët e këtij biznesi duke thënë kështu që do jetë një zë i fuqishëm që bizneset vendore të kenë përkrahje më të madhe nga ana e shtetit pasiqë në këtë mënyrë ato kontribojnë në rritjen e ekonomisë vendore.

Duke prezentuar platformën e BDI-së për mandatin e ardhëshëm, Nuredini në këtë takim ka treguar se cilat janë prioritetet në sferën e ekonomisë, pasiqë masat që do meren për prodhimet vendore e që janë marë edhe më parë me pakot antikrizë do të japin rezultat në ruajtjen e vendeve të punës dhe krijimin e vendeve të reja.

E këtë sigurisht sipas Nuredinit do e bëjnë bizneset vendore me përkrahjen e shtetit që nuk do të mungojë asnjëherë. Të bërit biznes dhe lehtësimet për ndërmarrjet prodhuese është prioritet i cili do të zbatohet, përkrahja për çdo vend pune, për kushtet dhe instrumentet lehtësuese për biznes si kreditimi, financimi dhe subvencionet, sqaroi mes tjerave kandidati për deputet Naser Nuredini.

Share: