Kontakt

North Macedonia

24/7

Ditën e djeshme, kryeministri në detyrë Albin Kurti ishte i ftuar në emisionin Desku në Kohavision. Emisioni përveç që u transmetua në televizion, mund ta shikonim edhe përmes platformave sociale.

Në Facebook, arriti një shikueshmëri të madhe të njerëzve të cilët e përcjellën live. Kishte shumë reagime për atë shikueshmëri, disa nga simpatizantët e kryeministrit në detyrë u ndjenë krenar, të disa kaloi edhe në batutë.

Këngëtarja, Fjolla Morina e ka bërë një postim në Facebook duke e përkrahur Albin Kurtin. Ajo mori komente nga më të ndryshmet. Së fundi, Fjolla po shihet të jetë aktive me postime për kryeministrin në detyrë. Ky detaj, ka marrë vëmendje edhe te ndjekësit.

Një komentues i ka shkruar në postimin e fundit: Albini nëse ka pak menquri masi tbohet kryeministër ty duhet ,me tbo ambasadore nDubai për më u kujdes për bijat.

Ndryhse, disa prej fytyrave publike i kanë shpeshtuar vizitat e tyre në Dubai si, Arta Nitaj, Arta Elezaj. Kjo gjë po komentohet  pasi ato po jetojn një jetë luksoze më shpenzime marramënedëse, vetëm një veshje e tyre kushton mijëra euro se nga kush po financohen nuk është bërë e ditur.

Share: