Kontakt

North Macedonia

24/7

Kandidatja për deputete nga rradhët e BDI-së për zonën zgjedhore numër III, Merita Koxhaxhiku gjatë këtyre ditëve ka pasur aktivitete të shumta duke takuar kështu gra në komunën e Çairit por edhe më gjerë më saktësisht takim në kuvendin vendor Faik Konica dhe në Fushë Topanë.

Koxhaxhiku para të pranishmëve ka prezantuar programin e BDI-së dhe konceptin e liderit Ali Ahmeti për kryeministrin e parë shqiptarë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si një ide e realizueshme dhe në kohë të duhur.

Kandidatja për deputete e cila është e treta me rradhë në njësinë e III-të zgjedhore ka folur edhe mbi problematikat me të cilat përballen gratë duke thënë se do jetë një zë i fuqishëm i tyre në Parlament dhe se BDI gjithmonë ka fuqizuar femrën duke e avancuar atë në pozita nga më të ndryshmet si në pushtetin qendror ashtu edhe në atë lokal.

Share: