Kontakt

North Macedonia

24/7

Kështjella Pepshi, vajza me bukuri të fisme, e cila u shpall “Miss Universe Kosova” dhe përfaqësoj bukurinë shqiptare në botë, tashmë është me dy këmbët në muzikë. Vajza shtalartë e elegante, se cilës kurora i ndrinte në kokë, ka kënduar gjithmonë, ani pse pak njerëz kanë pasur njohuri për talentin e pasionin e saj të madh për këngën.

E bukura e dheut i ka dhënë “play” projektit “Who Cares”, që ka të gjjtha premisat e hitit botëror. ”Tash kam realizuar këngën e re që titullohet “Who cares”, që është me muzikë dhe tekst nga unë dhe nën producimin e Lorenc Schaler, producentit muzikor më të njohur në Zvicër. Tema e këngës flet për dritën e terrin dhe uroj shumë që të pëlqehet nga audienca”, ka thënë Kështjella.

Dëgjoni ekskluzivisht këtu “Who Cares” nga Kështjella Pepshi.

Share: