Kontakt

North Macedonia

24/7

Ajo është një artiste që gjithmonë din të dhurojë kurajo e ndihmë qoftë edhe me mesazhe të bukura ndaj ndjekësve të saj të shumtë. Po flasim për artisten e dashur Gjyste Vulaj e cila është izoluar së bashku me familjen e saj në Tuz ndërsa jep këtë mesazh teksa ne e pyesin se si po i kalon këto ditë në karantinë dhe cila do të jetë gjëja e parë që ajo do të bëje kur të dalë nga izolimi. “Mbas lutjeve të mia që të kalojnë të gjithë njerezit e prekur nga covid 19 sa më lehtë , duke u lutur që të ketë sa më pak vdekje, gjeja e pare që do beja është të falenderoj Zotin dhe gjithë ata që u kujdesen në mënyra të ndryshme që të dalim me sa me pak të prekur dhe sa me pak te vdekur nga kjo pandemi. Kanë vdekur shumë njerez nga covid 19 shkak terapive te gabuara, shkak mosizolimit në kohë. Ne jemi të izoluar total ne shtepi, nuk na lejohet dalja as ne shitore ushqimesh e as në barnatore. Për nevojat tona , komuna e Tuzit i ka menaxhuar t’gjitha gjërat kunder covid 19, me mirë se cdo vend tjeter ne botë. Jemi izolu t’gjithë dhe po respektojmë cdo urdher dhe nuk kemi me te prekur nga covid 19 pervec 36 personave qe ishin para nje jave. Cdo gjë që na nevojitet, vullnetaret e bashkesive te komunes së Tuzit po ju pergjigjen qytetareve, ketu dua te falenderoj t’gjithë ata që kontribuan per te ndihmuar popullin e Malesisë në këtë izolim total. Në botë po vdesin me mijëra fëmijë, njerez të pafajshem, nga luftrat nga urija e askush spo ngrit zerin s’po bashkohemi të gjithë e ti themi stop luftrave, stop padrejtesisë, te ndihmojmë ata që po vdesin urije .. ky virus s’ eshtë asgje kunder këtyre që permenda dhe besoj që edhe ketë virus e ka kriju dora e njerzve te keqij per interesa te veta edhe kjo është nje luftë bakteriale por qe njerzit nga kjo eshtë me lehtë të shpetojmë sesa nga plumbi e bombat . Lus Zotin të ketë paqe në bote dhe shendet të plotë .Do ti kthehem punës dhe do të mundohem të vazhdoj me pozitivitet në jetë, gjë që është pak e vështirë për mendjen e njeriut kur sheh gjithë këto të këqia, padrejtësi përreth. Për të jetuar të lumtur, Botës i duhet besimi në Zot, jo luftëra, jo padrejtesi, shume punë, të ushqehemi shëndetshëm dhe të ruajmë pyjet, ambientin ku jetojmë. Zoti ju ruajtë të gjithëve”- thotë artistja e njohur për gazetën tonë.

Share: