Kontakt

North Macedonia

24/7

Nuk po e lëni Albinin m’u ‘rrëzu’.

Çfarë njerëz jemi ne që gjjthë ditën e lume, s’flet kush tjetër përveç për Albinin.
Gati pa përjashtim, krejt politikanë e gazetarë (të Kosovës e të Shqipërisë) të obsesionuar pas Albin Kurtit.

Nisen me shku me ‘rrëzu’ për së rrzumi, e pastaj kur i afrohen obsesionohen me të.
Kush e ka pa filmin ‘Holy smoke’ e kupton çka po du me thënë. E angazhojnë familja një mistik me ua shëru çikën prej varësisë nga një kult, e mistiku karizmatik ngulet më së keqi, obsesiohet me pacienten e tij të obsesionuar.

Pse Juve nuk po u mjafton që e rrëzuat qeverinë e tij, por tash Albinin po e doni edhe ‘të zhdukur’, a çka po doni.

Çka po ndodh kështu?

Më së paku flasim për shëndetin dhe jetën tonë në vetizolim.

Pse rivalëve të tij, Albini u duket më i rëndësishm se jeta, dhe më i rrezikshëm se vdekja.

Kjo nuk është Demokracia, kjo është Psikopatia.

Askush nuk po flet për JETËN, a po shpëtojmë a Jo?

‘Babai i korrupcionit’ siç e quan Isa Muatafën shkrimtari Veli Karahoda, nuk i pushon ajo çakallë, nuk i vjen marre thuajse i ka 15-të vjet, kurrë pa pushu flet për të ardhmën e për karasevdallakun e tij. Thuajse politika hiç nuk bën pa të.

Ai kujton se ka krijuar simpati duke e rrëzuar qeverinë Kurti, e nuk e di se e ka rritur Kurtin duke e rrëzuar.

Sepse populli i do ‘viktimat’.
Siç Ju ka dashur Juve, parti me shumë viktima, derisa Ju pa se Ju dashuroheni në ata të cilët i keni fajësuar se ju kanë viktimizuar.

Isa me eufori djaloshare thotë:
hajde shpejt ulemi vendosim për qeverinë e Re.
Nuk i tutët epidemisë, po i tutet humbjes së pushtetit.

Çmenduri. Pasha Zotin, çmenduri.

Çka ke bë more ti për këtë vend përveç që e ke shfrytëzu.
Ku është një thënie e jotja?
Ku është një vepër humanitare e jotja?
Thuaj çka të duash: S’je interesant.

Pusho pak, te këqyrim a po pshtojmë e masandej vazhdoni qeverisni me hajna e me kriminela qysh jeni mësu.

Për Ramushin: Albini i keq, Zhizheku i keq, krejt lloma, po a ta bina more vlla një lopë e fol me tē, se ‘ajo’ s’ta prish, nuk ta kthen fjalën, bash qysh ke qef ti.

Veç Kadri Veseli deri tash po sillet si njeri normal. Anipse nuk mjafton sjellja e tij e mirë. Edhe Ai mundet me shpënda pica si Klintonët që i kishin çu 400 pica në një spital.

Ndihmoni najsen, ose msheleni gojën se e çmendet popullin.
Ne Ju njohim qe 20 vjet, por nuk e kemi ditur që shkoni bash deri këtu, nuk e kemi besuar që bëheni të vetmit në botë që nuk ndaleni edhe kur i shihni shqiptarët kah vegjetojnë, të izoluar e të pashpresë.

Ke shembuj boll. Këqyre Labin, merr shembull nga Halil Kastrati, ndihmo najsen e hiquni hajnave e kriminelëve që i ka nxan gjaku.

Mos ia fal politikës asnjë minutë të jetës. Ngom mu.

Rri në shpi dhe Lutju Zotit.

Lutja jonë pranohet, sipas fesë.
Sepse, përveç duaja e jetimit dhe e nanës, Zoti e pranon Lutjen e atyre që durojnë zullumin.
Lutjen tonë.
Ne jemi viktima të zullumit e të mafisë politike që nuk e shohin se nëse vazhdon epidemia kështu me këtë paqartësi, s’do të kenë kë ta vjedhin më.

P.S. Batoni si njëfarë Mitar Tarabiqi, fallxhor i njohur serb, që e parashikonte se në Luftën e Tretë botërore do të zhduken krejt shqiptarët.
Nuk është një Albin, Baton. Gjysma e popullit janë Albina. Këtu është ‘problemi’.

Gjysma e popullit janë 'Albina'. Këtu është problemi Juaj. Nuk po e lëni Albinin m'u 'rrëzu'. Çfarë njerëz jemi ne…

Posted by Kimete Berisha on Saturday, March 28, 2020
Share: