Kontakt

North Macedonia

24/7

Nga zemra e Malësisë, në Shipkovicën e legjendave kuq e zi, tek rrënjët e atdhetarizmit tonë, morëm përkrahjen e plotë, përkrahjen me zemër, për flamurin, për dëshmorët, për kombin, për gjuhën, për arsimin, për institucionet demokratike, për djersën e ballit të nënave tona e vuajtjet e baballarëve, për të drejta e barazi, ishte ajo që na priti e përcolli nga Shipkovica, ka theksuar dr. Florin Besimi, kandidati i BDI-së, nga zona e 6-të zgjedhore, kur së bashku me veprimtarët e atdhetarët e BDI-së, përfundoi takimin me elektoratin e vyer të kësaj zone të krenarisë tonë.

Ne sot, nuk kemi ardhur t’ju themi pse na duhet vota e Shipkovicës, as pse duhet të votoni, as si të votoni. Kemi ardhur të marrim fjalën tuaj, zotimin tuaj se i qëndroni besnik flamurit, i qëndroni besnik guximit e trimërisë, i qëndroni besnik rrugës së paraardhësve Tuaj që zëri i tyre u ndëgjua botërisht se këtu ka shqiptar, se këtu ka besë shqiptare, andaj, ka theksuar Doc.Dr. Florin Besimi, duam fjalën Tuaj që juve t’ju themi se ne jemi ata që po e vazhdojmë aty ku ka mbetur çështja jonë.

Ne jemi ata që themi se barazia është kushti pa të cilin asnjë shtet nuk mund të ekzistoj, barazia është fjala juaj, barazi është puna jonë e përbashkët, jo për t’i sunduar të tjerët, as për t’i robëruar, por për të jetuar së bashku, në barazi, andaj vëllezër e motra, Shipkovica heroike, duhet ta thotë bindshëm fjalën e vet, për veten, për të kaluarën e vet historike, për të ardhmen e vet, në mirëqenie, paqe e siguri, me perspektivë për të rinjtë tanë, për vlerat për të cilat sakrifikuam gjeneratë pas gjenerate, ka cekur Doc.Dr. Florin Besimi.

Ai ka ftuar shipkovicasit dhe fshatrat përreth, të cilët i dolën për ballë stuhive, më 15 korrik, të dalin në votime, të japin vulën e vet për fitoren madhështore, të Ali Ahmetit dhe BDI-së, për të çuar përpara projektin nacional, për barazinë e plotë, për Kryeministrin shqiptar, duke votuar numrin 9, duke u zotuar se asnjë votë nuk do të jepet për ata që nuk na çmojnë, që nuk na vlerësojnë e që nuk na duan, sepse, ne jemi në shtëpitë tona, në trojet tona, duam të drejtat tona për të drejtuar atë që na takon me votën demokratike, ka cekur Doc.Dr. Florin Besimi, duke ftuar edhe diasporën të vije për të votuar sepse çdo votë ka vlerë, sepse çdo votë shqiptare e ndihmon zgjedhjen e Kryeministrit të parë shqiptar.

Share: