Kontakt

North Macedonia

24/7

Kandidati i BDI-së, nga zona e 6-të zgjedhore, Doc.Dr. Florim Besimi, mjeku i mirënjohur në krye të Spitalit Klinik të Tetovës, i mirënjohur edhe përtej Tetovës dhe qarqet shëndetësore, ka takuar sot mjekët e Tetovës, kësaj zone të mirënjohur për mantelbardhët e saj, shërbimet spitalore dhe cilësinë e përkujdesjes shëndetësore në nivel vendi.

Takimi me kolegët e tij mjekë, ishte mjaft emocionale, ngase, në mesin e tyre ishin bashkëpunëtorët, kolegët dhe stafi shëndetësor me të cilin është shumë krenar dr. Besimi, i cili vazhdimisht ka vlerësuar lartë punën e tyre, përkushtimin dhe profesionalizmin.

Doc.Dr. Florin Besimi ka veçuar disa nga pikat e platformës politike të BDI-së për shëndetësi, si kujdesi shëndetësor parësor: “Mjeku 24 orë afër qytetarit”, për Ambulancat, Shtëpitë e shëndetit, Shërbimi i ndihmës së shpejtë, Vaksinimi, Shëndeti publik.

Ndërsa në pjesën për Kujdesin shëndetësor dytësor: çështja e Spitalit klinik të Tetovës, Spitali i Kumanovës, Spitali gjinekologjik në Çair, Spitalin e përgjithshëm në Kërçovë, Gostivar dhe Strugë, Spitali në Dibër. Ndërsa për Kujdesin shëndetësor klinik terciar, ka diskutuar për përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore, bashkëpunimin me Kosovën dhe Shqipërinë, si dhe Implementimi i përvojave të reja dhe shpërndarja e dijes.

Doc.Dr. Besimi ka diskutuar edhe për stomatologjinë, fondin për sigurim shëndetësor, Resurset njerëzore në shëndetësi, për konceptin Balancim ekonomik – “Të shëndetshëm, jemi të gjithë të barabartë”, si dhe E-Shëndetësia – kompjuterizimi i sistemit shëndetësor. Bashkëbisedimi me mantelbardhët ishte shumë i sinqertë, i hapur dhe me mbështetje të jashtëzakonshme, kolegë të dr. Florin Besimit, të cilët e vlerësuan lartë personalitetin e tij profesional, moral e atdhetar, në shërbim të qytetarëve, në shërbim të popullit shqiptar.

Ata u zotuan se 15 korriku do të jetë ditë e festës, festës së fitores së BDI-së dhe Kryeministrit të parë shqiptar. Dr. Florin Besimi ishte tejet i emocionuar nga përkrahja unanime, e sinqertë dhe gjithëpërfshirëse, duke u zotuar se BDI fjalët i mban dhe i zbaton ato.

Takim me mjekët dhe personelin shëndetsor✅#RealizoËndrrën #Rretho 9️⃣

Posted by Florin Besimi on Wednesday, July 8, 2020
Share: