Kontakt

North Macedonia

24/7

Kënga është punuar nga disa hitbërës të muzikës, ku ka bashkëpunuar me Darko Dimitrov për muziken, kurse për tekst në versionin shqip me Lindon Berisha, kurse për tekst në versionin anglisht me Kosta Petrov.

Një super projekt është publikuar ditët e fundit nga super artisti David Dreshaj, kënga ka ardhur në dy versione, në versionin shqip dhe anglisht, poashtu në këngë dallojmë dhe mund të vecojmë mjaft qartë të ardhmen e këtij super talenti dhe vokalin e bukur dhe unik që ka.

Davidi ka disa vite që merret me muzikë në mënyrë profesionale dhe ka realizuar disa këngë dhe videoklipe, ndërsa këndon qe kur ishte 4 vjet. Ai është një artist i ri por me shumë stil dhe shije, duke pasur shumë të ardhme e për të pushtuar jo vetëm tregun shqiptarë por dhe atë internacional.

Poashtu ka një super videoklip, që po shikohet e pëlqehet mjaft, i cili është në standrad në nivel, ku rrallë herë shikojmë dhe shohim klipe të tilla në tregun muzikor shqiptarë.

Share: